Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se çdo efektiv i Policisë së Shtetit i angazhuar në përballimin e protestave të dhunshme do të marrë një shpërblim prej 2,500 eurosh.
Gjatë deklaratës së tij, Rama vlerësoi angazhimin, guximin dhe sakrificën e punonjësve të policisë, duke theksuar se shpërblimi do të jetë i njëjtë për të gjithë efektivët që kanë qenë në terren, pa dallim të nivelit të pagës.
Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se, duke filluar nga 1 janari, me zbatimin e buxhetit të ri, pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit do të rriten ndjeshëm.
Sipas Ramës, shpërblimi prej 2,500 eurosh është një formë vlerësimi për përballimin e situatave të vështira, presionit dhe sakrificave gjatë protestave.
Ai theksoi se vendimi është marrë me qëllim që të gjithë efektivët e angazhuar në këtë situatë të trajtohen njësoj, duke nënvizuar se kontributi i tyre është i rëndësishëm pavarësisht funksionit apo pagës që marrin.
Përveç shpërblimit të menjëhershëm, Rama përsëriti angazhimin e qeverisë për përmirësimin e pagave të policisë nga fillimi i vitit të ardhshëm.
