Skip to content

Mesazh i fortë për Edi Ramën nga ndërkombëtarët: “Largohu përgjithmonë nga Shqipëria”

Kryetari i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s, Günther Fehlinger-Jahn, ka reaguar lidhur me protestat që prej gjashtë ditësh po mbahen në Tiranë, duke i drejtuar një kërkesë të fortë kryeministrit Edi Rama.

 

Përmes një postimi, Fehlinger-Jahn i ka bërë thirrje Ramës të japë dorëheqjen dhe të largohet përgjithmonë nga Shqipëria, duke i propozuar që të vendoset në Vjenë dhe të tërhiqet nga politika.

 

Sipas propozimit të tij, Austria mund t’i ofrojë kryeministrit shqiptar një marrëveshje politike për një largim paqësor nga pushteti dhe një pensionim të sigurt, në përputhje me ligjin austriak.

 

Fehlinger-Jahn thekson se bëhet fjalë për një propozim të tij personal politik, jo për një marrëveshje ekzistuese apo një garanci për imunitet nga ndjekja penale.

 

Në mesazhin e tij, ai kërkon gjithashtu që Rama të mos rikthehet më në politikë dhe që Shqipëria të ketë mundësinë të zgjedhë të ardhmen e saj demokratike.

 

Në fund të reagimit, Fehlinger-Jahn i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit me thirrjen për të pranuar propozimin e tij dhe për t’i hapur rrugë një kapitulli të ri politik në Shqipëri.

Published inNews Shqip