Maqedonia e Veriut pritet të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe bubullima në disa zona të vendit. Gjatë ditës së sotme, reshjet mund të jenë më të dendura në disa rajone, përfshirë edhe Shkupin.
Të premten, moti do të vijojë me reshje lokale, ndërsa pritet të fryjë erë nga veriu, me intensitet mesatar deri të fortë.
Të shtunën parashikohet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike, por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë.
Nga e diela, vendi pritet të përfshihet sërish nga një valë reshjesh shiu, e shoqëruar me vranësira dhe rënie të temperaturave. Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim.
