Skip to content

“Për herë të fundit!”/ Avokati i Erion Veliajt dërgon letër urgjente, zbardhen zhvillimet nga burgu

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, u është drejtuar me dy shkresa zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar pajisjen me të gjithë dokumentacionin mjekësor të klientit të tij.

 

Në kërkesat e tij, Ndreca kërkon që t’i vihen në dispozicion sa më parë raporti dhe imazhet e rezonancës magnetike (MRI), vlerësimet e mjekut ortoped, si dhe rekomandimet për ndërhyrjen kirurgjikale. Sipas avokatit, këto dokumente nevojiten për t’u shqyrtuar edhe nga mjekë specialistë të pavarur.

 

Në shkresën drejtuar institucioneve, Ndreca ka theksuar se kjo është kërkesa e fundit që po paraqet për këtë çështje, duke kërkuar dorëzimin e menjëhershëm të dokumentacionit në mënyrë elektronike.

 

Ai ka kërkuar gjithashtu që, në rast se ekziston ndonjë pengesë për vënien në dispozicion të dokumenteve, institucionet ta njoftojnë me shkrim dhe të përcaktojnë bazën ligjore që justifikon vonesën, si dhe mënyrën e zgjidhjes së saj.

 

Avokati ka insistuar që kërkesa të trajtohet me përparësi dhe që i gjithë dokumentacioni të përcillet në mënyrë elektronike dhe të sigurt brenda ditës.

 

Sipas Ndrecës, marrja e këtyre të dhënave është e nevojshme për të mundësuar një vlerësim të plotë të gjendjes shëndetësore të Veliajt dhe konsultimin e saj me specialistë të pavarur.

Published inNews Shqip