Pogradec, 40-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë, dyshohet për vetëvarje
Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Geshtenjas të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë fqinjët ata që kanë zbuluar trupin e pajetë të burrit, me inicialet S.Y., dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Dyshohet se 40-vjeçari i ka dhënë fund jetës nëpërmjet vetëvarjes, por rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ai jetonte i vetëm dhe përballej me vështirësi ekonomike. Megjithatë, këto informacione nuk janë konfirmuar ende si shkak i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat, ndërsa trupi është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
