Ministri i Investimeve Publike në Serbi, Darko Glishić, u sëmur papritur gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në programin e mëngjesit në televizionin TV Pink.
Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, gjatë përgjigjes ndaj një pyetjeje, ministri nisi të belbëzonte dhe gradualisht humbi aftësinë për të formuar fjali të plota.
Gjendja e tij u vu re menjëherë nga prezantuesit, të cilët ndërprenë transmetimin. Më pas, u konfirmua se ai u dërgua me urgjencë në spital, pasi kishte pësuar një goditje në tru. Aktualisht, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Darko Glishić konsiderohet një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit serb Aleksandar Vučić dhe mban postin e ministrit që nga maji i vitit 2024.