Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

TRAGJEDI E RËNDË NË VEND: 2 TË VDEKUR, 5 TË PLAGOSUR!

Posted on April 18, 2026 by admin

TRAGJEDI NË RRUGËN E KOMBIT / 2 TË VDEKUR DHE 5 TË PLAGOSUR NGA AKSIDENTI I RËNDË

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur vendin, pasi dy automjete janë përplasur në segmentin Rrëshen–Milot, në Rrugën e Kombit.

Si pasojë e përplasjes fatale, dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, ku drejtuesi N. P., 61 vjeç, është përplasur me mjetin që drejtohej nga D. P., 30 vjeç.

Viktimat janë identifikuar si N. P., drejtues i njërit prej automjeteve, dhe F. P., rreth 57 vjeç, i cili dyshohet të jetë babai i drejtuesit të mjetit tjetër.

Ndërkohë, drejtuesi tjetër dhe katër pasagjerë të plagosur janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik, ndërsa grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë.

Post Views: 280

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Surprizë nga Noizy! Zëra për martesë në kulmin e protestave, kush është vajza misterioze?
  • Përmendet si kryeministër i një qeverie teknike, vjen reagimi i Marin Memës
  • Ermali shpërthen pas incidentit: “Kam video të dhunës së badigardëve, produksioni më largoi”
  • Ambasada e SHBA-së del me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët
  • LDK merr një lajm pozitiv pas një periudhe të vështirë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme