Skip to content

E Marta “godet” me mot ekstrem – ja çfarë pritet që në orët e para të mëngjesit!

Të martën, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet përgjithësisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare dhe herë pas here më të dendura, kryesisht në zonat malore të lindjes dhe në malësitë e jugut.

Temperaturat do të shënojnë rritje që në orët e para të mëngjesit, ku vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 27°C, ndërsa ato minimale rreth 11°C.

Vranësirat e dendura mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash, ndërsa në zona të izoluara priten edhe shtrëngata të shkurtra.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *