Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Humbje e rëndë për PD, ndërron jetë papritur ish-drejtuesi!

Posted on May 6, 2026 by admin

Një lajm i trishtë ka ardhur nga radhët e Partisë Demokratike. Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook ndarjen nga jeta të Profesor Piro Banos, ish-nënkryetar i Degës së PD në Lushnjë.

Në mesazhin e tij, Korreshi shpreh dhimbjen për humbjen, duke e kujtuar të ndjerin si një njeri me vlera të larta njerëzore dhe kontribute të çmuara në jetën politike lokale.

“Lamtumirë profesor Piro”, shkruan ai, duke shtuar se kanë ndarë së bashku momente të rëndësishme gjatë angazhimit në Partinë Demokratike. “Vizionar dhe njeri i sinqertë, një nga burrat e rrallë të qytetit”, thekson më tej deputeti.

Profesor Piro Bano do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme, më 6 prill, në orën 10:00.

Postimi i plotë i Korreshit:

“Lamtumirë Profesor Piro!

Qytetar fisnik dhe familjar model.

Me Profesorin kemi ndarë momente të bukura dhe të vështira në drejtimin e PD Lushnjë, ku ka shërbyer si nënkryetar i Degës së Partisë Demokratike.

Vizionar dhe njeri i sinqertë, një nga burrat e rrallë të qytetit.

Të qoftë dheu i lehtë, Profesor Piro!”

Post Views: 279

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • E RËNDË në Tiranë/ 48-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet, në timon një 20-vjeçar
  • VIDEO/ Edi Rama hap kamerat gjatë tubimit, qytetarët reagojnë me thirrje: “Jep dorëheqjen!”
  • Lapaj me thirrje të fortë: Nëse Rama nuk largohet, duhet vepruar menjëherë
  • Stresi dhe babai i tij përplasen me qytetarët në protestë, tentojnë ta kthejnë protestën pro PD-së
  • “Shqiptarët tejkaluan çdo pritshmëri, shtohen thirrjet për largimin e Ramës”

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme