Skip to content

TRAGJIKE në Kroaci: Shoferi humb jetën pas aksidentit fatal!

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kroaci, ku një shofer kamioni nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën në autostradën Bregana – Zagreb.

 

Sipas informacioneve nga policia kroate, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00 pranë zonës së Sredancit, në drejtim të Breganës. Kamioni që drejtohej nga viktima doli nga rruga dhe u përplas fuqishëm me barrierat mbrojtëse anësore të autostradës.

 

Pas përplasjes, automjeti goditi edhe një linjë elektrike dhe më pas u përfshi nga flakët. Autoritetet morën fillimisht njoftim për një kamion të përfshirë nga zjarri me një person brenda.

 

Sipas raportimeve jozyrtare, shoferi mbeti i bllokuar në kabinën e mjetit dhe nuk arriti të dilte në kohë, duke humbur jetën tragjikisht në vendngjarje.

 

Mediat kroate bëjnë me dije se viktima ishte shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe punonte si shofer kamioni.

 

Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë policia, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *