Skip to content

‘KËRCET’ ARMA NË TIRANË: Plagoset një fëmijë, tre të rinj në gjendje të rëndë

Një 19-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij 17-vjeçar, në një banesë në rrugën “Berit Beker”, rreth orës 01:40 të mëngjesit.

Sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet se ka menduar se arma nuk kishte fishek dhe e ka shkrepur pa dashje, duke shkaktuar plagosjen e shokut të tij.

Pas njoftimit, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit. Përveç 19-vjeçarit, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë penguar zbardhjen e rastit.

Në vendngjarje është sekuestruar edhe arma e zjarrit, e cila dyshohet se mbahej pa leje. I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të përgjegjësive të të përfshirëve.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *