Skip to content

Ndryshim në Policinë e Vlorës! Emërohet drejtori i ri

Ndryshime në drejtimin e Policisë së Vlorës janë bërë pas ngjarjeve të fundit në Zvërnec, ku protestat kundër një projekti turistik u shoqëruan me incidente që ngjallën reagime të shumta publike.

Sipas burimeve, Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Ai vjen në këtë pozicion nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, ku ushtronte detyrën e drejtorit.

Ndreu zëvendëson Elidon Çelën, i cili është pezulluar nga detyra pas zhvillimeve të lidhura me protestën në Zvërnec.

Lëvizja vjen në kuadër të masave të ndërmarra pas incidentit të ndodhur gjatë protestës, ku një qytetar u shfaq në pamje filmike duke u tërhequr zvarrë, ngjarje që ka nxitur reagime dhe kërkesa për hetim të plotë të rastit.

Autoritetet vijojnë verifikimet dhe procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *