Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Pas shumë vitesh, hiqet teli me gjemba në Zvërnec

Posted on June 1, 2026 by admin

Hiqet teli me gjemba në Zvërnec, situata paraqitet e qetë

 

Është hequr teli me gjemba që ishte vendosur përgjatë rrethimit të kantierit të punimeve në zonën e Portonovës në Zvërnec. Teli ishte vendosur mbi tokë dhe përgjatë perimetrit të kantierit, ku prej kohësh po zhvillohen punime në kuadër të projektit turistik.

 

Sipas informacioneve nga terreni, largimi i telit me gjemba është kryer gjatë ditës së diel nga vetë investitorët e projektit. Vendosja e tij kishte ngjallur reagime të forta pas protestës së zhvilluar disa ditë më parë, gjatë së cilës pati përplasje mes protestuesve dhe punonjësve të sigurisë private. Si pasojë e incidentit, një prej protestuesve u shoqërua dhe më pas u arrestua nga policia.

 

Gjatë ditës së hënë, situata në zonë është paraqitur e qetë. Nuk janë vërejtur lëvizje të mjeteve të rënda apo zhvillim i punimeve brenda kantierit. Po ashtu, prania e punonjësve të sigurisë private ka qenë dukshëm më e ulët krahasuar me ditët e mëparshme.

 

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin në Zvërnec, duke deklaruar se nuk po ndërtohet në lumin Vjosë dhe se kompania që vendosi gardhin me tela me gjemba do të përballet me një gjobë të konsiderueshme.

 

Banorët dhe vizitorët e zonës vijojnë të ndjekin me interes zhvillimet rreth projektit, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata dhe nëse punimet do të rifillojnë në ditët në vazhdim.

Post Views: 84

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • E rëndë! 15-vjeçari mbytet në pishinë, zbardhen detajet e para
  • Benzina dhe nafta me çmime të reja, vendimi i fundit i Bordit të Transparencës
  • Protesta e Zvërnecit merr tjetër drejtim, opozitarët e Berishës dalin me lëvizjen e fundit
  • Vendoseni në dorë dhe prisni vetëm 5 minuta: Trajtimi natyral që sjell rezultate të menjëhershme
  • Sekreti i një mjeku për uljen e shpejtë të tensionit, nuk kushton asgjë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme