Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një ngjarjeje të ndodhur në fshatin Sevaster të Vlorës, ku dyshohet se është përdorur armë zjarri.
Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është identifikuar si Shpati Kamberaj. Ai është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë dhe ekipet e emergjencës.
Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si edhe për të identifikuar dhe kapur personin ose personat e përfshirë.