Skip to content

Pensionet e ulëta lënë mijëra të moshuar në kufijtë e mbijetesës

Një në tre shqiptarë është pensionist dhe për shumicën prej tyre pensioni mbetet burimi kryesor i të ardhurave. Megjithatë, rritja e pensioneve vijon të jetë modeste. Gjatë vitit 2025, pensioni mesatar në zonat rurale u rrit me vetëm 827 lekë në muaj krahasuar me një vit më parë, ndërsa pensioni urban u shtua me 514 lekë.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), rreth 86 mijë pensionistë në zonat rurale përfitojnë mesatarisht 11,878 lekë në muaj. Ndërkohë, për 668,094 pensionistë urbanë të pleqërisë, pagesa mesatare mujore arrin në 20,123 lekë.

Pensioni mesatar mujor

Kategoria Numri i përfituesve Vlera mesatare
Rurale 86,887 11,878 lekë
Urbane 668,094 20,123 lekë

Ekspertët vlerësojnë se puna informale dhe mosdeklarimi i plotë i pagave ndër vite po reflektohen sot në nivelin e ulët të pensioneve. Vetëm gjatë vitit të kaluar u lidhën rreth 43 mijë pensione të reja, ndërsa përfituesit kishin mesatarisht 24.6 vite të siguruara pune, shumë më pak se 38.8 vitet e nevojshme në vitin 2025 për të përfituar pension të plotë. Kjo diferencë vazhdon të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat e mijëra pensionistëve.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *