Publikohen rezultatet paraprake të Exit Poll-it, Vetëvendosje kryeson garën
Kompania PIPOS ka prezantuar rezultatet e Exit Poll-it të realizuar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor, duke ofruar një pasqyrë të parë të orientimit të votuesve.
Sipas të dhënave të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 42.3 për qind të votave të fituara. Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila sipas këtij sondazhi ka siguruar 21.6 për qind të mbështetjes.
Në vendin e tretë pozicionohet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.3 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) rezulton me 6.8 për qind të votave.
Bëhet fjalë për rezultate paraprake të bazuara në Exit Poll dhe jo për numërimin zyrtar të votave. Rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura nga institucionet kompetente pas përmbylljes së procesit të numërimit dhe verifikimit të votave.