Një aksident tragjik hekurudhor në Austri i mori jetën një çifti të ri, ndërsa vajza e tyre 2-vjeçare shpëtoi mrekullisht. Ngjarja ndodhi të shtunën pasdite në rajonin Valdviertel, në Austrinë e Poshtme, pranë qytetit Allensteig.
Sipas raportimeve, një tren mallrash u përplas me automjetin ku po udhëtonte familja. Si pasojë e përplasjes fatale, humbën jetën një 39-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 34-vjeçare, të dy shtetas serbë. Vajza e tyre e mitur mbijetoi dhe u transportua menjëherë në spital për trajtim mjekësor.