Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer sërish mandatin e 52-të në Kuvend, duke ia marrë atë Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Gara për këtë mandat mbetet tepër e ngushtë dhe po vazhdon të zhvillohet me numërimin e votave me postë nga diaspora.
Sipas rezultateve të fundit, PDK ka zbritur në 22 ulëse, ndërsa LDK numëron 19 mandate dhe AAK 7.
Numërimi i votave të mbetura pritet të përcaktojë nëse do të ketë ndryshime të tjera në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.