Momente vendimtare: Vetëvendosja shumë pranë suksesit të madh

 

Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer sërish mandatin e 52-të në Kuvend, duke ia marrë atë Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Gara për këtë mandat mbetet tepër e ngushtë dhe po vazhdon të zhvillohet me numërimin e votave me postë nga diaspora.

Sipas rezultateve të fundit, PDK ka zbritur në 22 ulëse, ndërsa LDK numëron 19 mandate dhe AAK 7.

Numërimi i votave të mbetura pritet të përcaktojë nëse do të ketë ndryshime të tjera në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *