Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ja cila forcë politike do të dilte fituese

Një sondazh i fundit tregon se, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, rreth 60% e votuesve të vendosur do të mbështesnin Partinë Socialiste, ndërsa rreth 35% do të votonin për Partinë Demokratike. Vetëm 5% e tyre do t’u jepnin votën partive të vogla.

 

Të dhënat tregojnë gjithashtu se më shumë se 20% e qytetarëve që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk do të votonin aktualisht për asnjë nga partitë ekzistuese.

 

Sa i përket lëvizjes së elektoratit, Partia Socialiste rezulton të ketë humbjen më të vogël të mbështetësve. Rreth 10% e votuesve të saj të vitit 2025 deklarojnë se nuk do të votonin sot për asnjë parti.

 

Ndërkohë, te PD-ASHM kjo përqindje arrin në rreth 20%, ndërsa te partitë e vogla fenomeni është edhe më i theksuar, pasi rreth 70% e votuesve të tyre shprehen se nuk do të mbështesnin asnjë forcë politike ekzistuese nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

 

Në përmbledhje, rënia e pjesëmarrjes dhe largimi i një pjese të votuesve nga partitë opozitare do të favorizonte Partinë Socialiste, e cila sipas sondazhit ruan bazën më të qëndrueshme elektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *