Skip to content

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen shefat e rinj në disa qytete

Policia e Shtetit ka bërë disa emërime të reja në nivelet drejtuese, pas përfundimit të procesit të konkurrimit për drejtuesit e qarqeve.

Sipas njoftimit zyrtar, Ardrit Elmazi, i cili rezultoi fitues në garën për Drejtor Qarku, është caktuar në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Po ashtu, Dashamir Spaho është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Ai rikthehet në një strukturë ku ka shërbyer më parë si zëvendësdrejtor, duke qenë një figurë e njohur për efektivët dhe strukturat vendore të policisë në këtë qark.

Nga ana tjetër, Armir Gjikolaj, pas largimit nga posti i Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, është emëruar Drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt.

Këto lëvizje vijnë në kuadër të riorganizimit dhe forcimit të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *