Skip to content

Kurti jep lajmin e fundit për Qeverinë, tregon hapat që do të ndiqen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të presë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, përpara se të nisë konsultimet për formimin e institucioneve të reja.

“Porsa të certifikohet rezultati, fillojmë komunikimet menjëherë”, deklaroi Kurti para gazetarëve, teksa u pyet për hapat e ardhshëm në procesin e krijimit të qeverisë së re.

Kosova zhvilloi zgjedhjet e treta parlamentare brenda rreth një viti e gjysmë, ndërsa vendi pritet të hyjë në një fazë të rëndësishme institucionale, ku përveç konstituimit të Kuvendit, duhet të zgjidhet edhe Presidenti i ri.

Sipas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, procesi për zgjedhjen e kreut të shtetit duhet të nisë menjëherë pas konstituimit të Kuvendit.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka planifikuar që certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit ta përfundojë deri më 6 korrik. Kushtetuta e Kosovës parashikon që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet brenda 30 ditëve nga shpallja zyrtare e rezultateve.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *