Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Mercedes-Benz”, që drejtohej nga një shtetas francez, dyshohet se ka humbur kontrollin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar dhe drejtuesi i mjetit ka dalë i padëmtuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë kryer testin e alkoolit ndaj drejtuesit të automjetit. Rezultati ka qenë 0.00 mg/l, duke konfirmuar se ai nuk kishte konsumuar alkool para aksidentit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.
Ju falënderojmë për mbështetjen! Nëse dëshironi të kontribuoni në mirëmbajtjen e faqes sonë, ju ftojmë të klikoni mbi foton e publikuar më poshtë. Faleminderit për besimin dhe mirëkuptimin!

Be First to Comment