Një grup në Facebook me mijëra anëtarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës ka publikuar një thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për më 4 korrik në Tiranë.
Në mesazhin e shpërndarë në grup, organizatorët shprehen optimistë për një pjesëmarrje të madhe, duke deklaruar se “nuk do të ketë vend bosh nga Zogu i Zi deri te Kryeministria”. Thirrja synon të mobilizojë sa më shumë qytetarë për t’iu bashkuar protestës.
Postimi është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ka ngjallur reagime të shumta nga shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Sipas komenteve dhe postimeve në grup, një numër pjesëtarësh të diasporës kanë shprehur gatishmërinë për të udhëtuar drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në tubim, ndërsa të tjerë kanë deklaruar se do ta mbështesin protestën në forma të ndryshme.
Mbetet për t’u parë se sa e madhe do të jetë pjesëmarrja në protestën e 4 korrikut, e cila pritet të zhvillohet në kryeqytet.

Be First to Comment