Skip to content

Sherr në familje, arrestohet ish-drejtori i njohur i Policisë së Shtetit

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, ka përfunduar në pranga pas një konflikti të ndodhur me familjarët e tij në Tiranë, i cili dyshohet se lidhet me mosmarrëveshje pronësie.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Najzi Leka”, ku Mulosmani është përfshirë në një përplasje me tre vëllezërit e tij dhe një nip. Konflikti dyshohet të ketë nisur për çështje që lidhen me pronësinë.

Pas njoftimit për incidentin, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë vënë situatën nën kontroll dhe kanë arrestuar pesë personat e përfshirë: Sokol Mulosmanin, tre vëllezërit e tij dhe nipin e tyre.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi dinamikën e ngjarjes apo veprat penale për të cilat po procedohen të arrestuarit. Po ashtu, nuk ka një konfirmim zyrtar nëse nga përplasja ka pasur persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore të secilit prej personave të përfshirë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *