Skip to content

Tragjedi ajrore, rrëzohet avioni – 11 persona humbin jetën

Një aksident i rëndë ajror ka tronditur Francën këtë të diel, ku 11 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani civil në zonën e Tomblaine, në verilindje të vendit.

Sipas autoriteteve, aeroplani i përkiste një shkolle parashutizmi dhe ishte nisur nga aeroporti Nancy-Essey për një fluturim stërvitor. Pak minuta pas ngritjes, mjeti ajror humbi kontrollin dhe u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave që ndodheshin në bord.

Raportimet paraprake bëjnë të ditur se mes viktimave janë piloti, pesë studentë të shkollës së parashutizmit dhe pesë instruktorë me përvojë. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur nëse rrëzimi u shkaktua nga një defekt teknik, gabim njerëzor apo faktorë të tjerë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit mbërritën forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës, të cilat siguruan zonën dhe nisën procedurat hetimore. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë vendit të ngjarjes, në mënyrë që të mos pengojnë punën e ekipeve të specializuara.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt Tomblaine për të ndjekur nga afër situatën dhe për t’u koordinuar me autoritetet lokale lidhur me hetimet për këtë tragjedi ajrore.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *