Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Maznik të Deçanit, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, dyshohet se viktimat, babë e bir, kanë rënë në kontakt me rrymën teksa po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë.
Pas incidentit, ata janë dërguar fillimisht në QKMF-në e Deçanit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tyre.
Viktimat janë identifikuar si Xhemaj L. dhe Hasan Mustafaj. /Insajderi.org
Be First to Comment