Skip to content

Ngjarje e rëndë në Prizren

Dy persona rreth moshës 19-vjeçare janë therur me thikë në Prizren. Sipas Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, njëri prej pacientëve ka pësuar disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit.

Ai ka marrë trajtim fillestar në Shërbimin e Emergjencës, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe radiologjike. Pas konsultimit me kirurgun kujdestar, pacienti është shtruar për trajtim të mëtejshëm në Repartin e Kirurgjisë.

Pacienti tjetër ka pasur një plagë në kofshën e djathtë. Pas trajtimit në emergjencë dhe përpunimit të plagës, ai është liruar për në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur më 28.06.2026, rreth orës 01:10, kur në emergjencën e spitalit janë pranuar dy të lënduar si pasojë e plagëve të shkaktuara me mjet të mprehtë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *