Skip to content

Alarm në Shqipëri! Rrezik i lartë për zjarre sot dhe nesër në disa qarqe

Paralajmërim për zjarret, rrezik i lartë në disa qarqe të vendit

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër disa zona të Shqipërisë do të përballen me rrezik të shtuar për zjarre, si pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve.

Sipas parashikimit, qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier do të kenë nivel të lartë rreziku, ndërsa në Shkodër, Tiranë, Berat dhe Vlorë rreziku vlerësohet si i moderuar, me zona të veçanta ku mund të arrijë edhe në nivel të lartë.

Ndërkohë, në Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër pritet nivel i ulët rreziku.

IGJEO thekson se situata do të jetë edhe më kritike gjatë ditës së nesërme, kur kushtet atmosferike do të favorizojnë përhapjen e zjarreve.

Sipas parashikimit të motit, nuk priten reshje shiu as sot dhe as nesër. Temperaturat do të jenë të larta, me vlera që pritet të arrijnë deri në 31°C në bregdet, 34°C në zonat e ulëta dhe 27°C në zonat malore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa momente, veçanërisht në zonat malore dhe përgjatë bregdetit, mund të forcohet.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në rast se konstatojnë vatra zjarri.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *