Zjarr në malin e Shëngjinit, flakët i afrohen zonave të banuara
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në malin e Shëngjinit, duke shkaktuar përhapje të shpejtë të flakëve në një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
Sipas informacioneve të para, zjarri është përhapur me shpejtësi dhe i është afruar zonës ku ndodhen banesa dhe biznese përgjatë rrugës kryesore që të çon drejt Shëngjinit.
Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve, ndërsa situata mbetet ende e vështirë për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Autoritetet pritet të kryejnë hetimet për të përcaktuar origjinën dhe rrethanat e kësaj vatre zjarri.

Be First to Comment