29-vjeçare ndalohet në Prishtinë, i gjenden substanca të dyshuara narkotike
Një 29-vjeçare është shoqëruar nga Policia në Prishtinë pasi gjatë një kontrolli rutinë i është gjetur një sasi e dyshuar lëndë narkotike, raporton Sinjali.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 20:00, në rrugën “Gollaku” në fshatin Llukar.
Gjatë kontrollit trupor, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të dyshuar marihuane. Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe njësia e hetimeve dhe forenzika për procedurat e mëtejshme.
Pas sekuestrimit dhe matjes, është konstatuar se bëhej fjalë për rreth 4 gram marihuanë, e cila është konfiskuar si provë materiale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar procedurë për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Be First to Comment