Kryeministri Edi Rama ka falënderuar publikisht të gjithë ata që i kanë uruar ditëlindjen, përmes një postimi të veçantë në rrjetet sociale.
Në postimin e tij, Rama publikoi një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet krah një flamingoje me syze. Ai u shpreh se ka marrë një numër të madh mesazhesh dhe telefonatash urimi, ndaj e ka pasur të pamundur t’u përgjigjet të gjithëve individualisht.
Përmes mesazhit, kreu i qeverisë falënderoi të gjithë për urimet, ndërsa me nota humori iu drejtua edhe kritikëve të tij, duke thënë se as në ditëlindje nuk mungojnë komentet negative.
“Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen. Është e pamundur t’u përgjigjem të gjithave, prandaj po jua përcjell këtu falënderimin, bashkë me ndjesën që nuk munda t’u përgjigjem edhe telefonatave. E me këtë rast, faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot”, shkruan Rama.
Kryeministri festoi 62-vjetorin e lindjes. I lindur në Tiranë më 4 korrik 1964, Edi Rama drejton Partinë Socialiste që nga viti 2005 dhe mban detyrën e Kryeministrit të Shqipërisë që prej vitit 2013. Më herët, ai ka mbajtur edhe funksione të tjera në jetën politike dhe institucionale të vendit.

Be First to Comment