Skip to content

Ndryshon moti nga e enjtja, meteorologia zbulon detajet e parashikimit

Meteorologia Lajda Porja ka bërë të ditur se moti gjatë ditëve në vijim do të karakterizohet fillimisht nga temperatura tipike të muajit korrik, përpara se vendi të përfshihet nga një valë e fortë të nxehti.

Sipas saj, dita e hënë do të shënojë temperatura maksimale deri në 33°C, ndërsa të martën dhe të mërkurën pritet një rritje e lehtë, me termometrin që do të arrijë rreth 34°C.

Gjatë këtyre ditëve, në zonat malore si Bajram Curri, Puka, Bulqiza, Peshkopia, Librazhdi, Elbasani dhe qarku i Korçës parashikohen reshje të përkohshme shiu në formën e rrebesheve.

Nga dita e enjte situata meteorologjike do të ndryshojë, pasi masat e nxehta ajrore me origjinë afrikane do të përfshijnë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit. Sipas Porjës, kjo valë e të nxehtit pritet të zgjasë të paktën pesë deri në gjashtë ditë.

Temperaturat do të vijojnë të rriten gjatë fundjavës, duke arritur deri në 39°C ose 40°C në disa zona të vendit. Meteorologia thekson se periudha që nis më 9 korrik pritet të shënojë temperaturat më të larta të këtij muaji.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *