Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin shqiptar, pasi i riu nga Krusheva, Emre Nazifi, ka humbur jetën në Gjermani.
Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Për ndarjen e parakohshme nga jeta ka reaguar edhe Universiteti i Tetovës, ku Emre Nazifi ishte student në Katedrën e Gjuhës Angleze.
Në mesazhin e ngushëllimit, Universiteti e ka vlerësuar Emren si një student të dalluar, të përkushtuar ndaj studimeve, me sjellje shembullore dhe vlera të larta njerëzore, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura rrethanat e plota të vdekjes së të riut.

Be First to Comment