Tragjedi në Shkëmbin e Kavajës, pushuesi humb jetën në det
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një pushues ka ndërruar jetë pasi është futur në det për t’u larë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është një person i moshuar, i cili dyshohet se ka pësuar një problem shëndetësor menjëherë pasi ka hyrë në ujë. Ai nuk ka mundur të dalë në breg, ndërsa pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e parë, nuk ka arritur të mbijetojë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit dhe shkakun e saktë të humbjes së jetës.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje te pushuesit që ndodheshin në plazh. Autoritetet kanë bërë apel që qytetarët të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit në det, veçanërisht personat me probleme shëndetësore ose në kushte kur deti paraqet rrezik.

Be First to Comment