Skip to content

Tragjedi e rëndë: Tre shqiptarët e zhdukur prej dy ditësh gjenden të pajetë

Tragjedi e rëndë: Tre shqiptarët e Kosovës që ishin zhdukur prej dy ditësh gjenden të pajetë

Ka marrë fund në mënyrën më tragjike kërkimi për tre shtetas nga Kosova, të cilët rezultonin të zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës.

Viktimat, Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, por familjarët humbën çdo kontakt me ta pak pasi u larguan nga aeroporti.

Pas denoncimit të zhdukjes, autoritetet në Maqedoninë e Veriut nisën menjëherë operacionin e kërkimit. Gjatë kontrollit të zonës, automjeti me të cilin udhëtonin, një Mercedes GLC me targa gjermane, u gjet i fundosur në lumin Lepenc.

Pas nxjerrjes së automjetit nga uji, autoritetet konfirmuan se brenda tij ndodheshin trupat e pajetë të tre personave. Viktimat ishin të gjithë nga Vushtrria.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes dhe as mënyra se si automjeti përfundoi në lumë. Autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj tragjedie.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *