Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka tronditur provincën perëndimore të Iranit, Kermanshah. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, epiqendra e lëkundjeve u regjistrua pranë qytetit Kuzaran, në një thellësi prej rreth 8 kilometrash.
Tërmeti ndodhi në orën 07:13 sipas kohës lokale, ndërsa epiqendra ishte rreth 17 kilometra larg Kuzaranit dhe afërsisht 65 kilometra nga qendra e provincës Kermanshah.
Autoritetet kanë bërë të ditur se deri në këto momente nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima.


Be First to Comment