**Kosovari dënohet me 44 muaj burg në Zvicër për dhunë ndaj partneres shtatzënë, urdhërohet edhe dëbimi nga vendi**
Gjykata Kantonale e St. Gallenit, në Zvicër, ka dhënë një vendim më të ashpër ndaj një shtetasi nga Kosova, i akuzuar për ushtrim dhune ndaj partneres së tij shtatzënë.
Sipas mediave zvicerane, gjykata e shpalli fajtor për disa vepra penale, mes tyre **tentativë për ndërprerje të dhunshme të shtatzënisë, tentativë për lëndim të rëndë trupor, privim të lirisë, kërcënim** dhe shkelje të tjera të ligjit.
Si rezultat, ai u dënua me **44 muaj burg**, ndërsa gjykata vendosi gjithashtu që, pas përfundimit të dënimit, ai të **dëbohet nga Zvicra për një periudhë prej tetë vitesh**.
Përveç masës së burgimit dhe dëbimit, trupi gjykues rriti edhe shumën e dëmshpërblimit financiar që i dënuari duhet t’i paguajë viktimës.
Seanca e apelit u zhvillua në mungesë të të akuzuarit. Përmes avokatit të tij, ai bëri të ditur se ndodhej në Kosovë dhe kërkoi të shpallej i pafajshëm për akuzat më të rënda.
Megjithatë, Gjykata Kantonale i rrëzoi argumentet e mbrojtjes dhe la në fuqi qëndrimin e prokurorisë, duke e shpallur fajtor për veprat penale të ngritura ndaj tij.


Be First to Comment