Skip to content

Anira Gjoni paralajmëron: Ja kur rikthehen stuhitë dhe shtrëngatat në vend

Specialistja e gjeoshkencës, Anira Gjoni, e ftuar në emisionin “Now” me Ilir Kazaferin, shpjegoi arsyet e reshjeve intensive dhe stuhive që përfshinë rajonin, duke theksuar se fenomeni u shkaktua nga përplasja e masave të ftohta të ajrit me ato të nxehta që vijnë nga veriu i Afrikës.

Sipas saj, gjatë kësaj periudhe aktivizohet anticikloni afrikan, i cili sjell masa të nxehta ajrore drejt vendit. Përplasja e tyre me një front të ftohtë krijoi kushtet për stuhi dhe shtrëngata, të cilat do të vazhdojnë të jenë të pranishme deri në fund të javës.

Gjoni bëri me dije se dita e enjte do të sjellë një përmirësim të përkohshëm të motit, por të premten pritet rikthimi i reshjeve dhe stuhive në të gjithë vendin. Fillimisht ato do të prekin zonat veriore, më pas qendrën dhe juglindjen, ndërsa aktiviteti më i lartë parashikohet në Tiranë, Elbasan, Librazhd dhe qarqet juglindore. Reshjet do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave lokale dhe do të prekin pothuajse të gjitha qarqet.

Sa i përket temperaturave, specialistja sqaroi se pritet një rënie e lehtë, por jo drastike. Ajo theksoi se, megjithëse moti do të freskohet disi, temperaturat do të mbeten tipike për muajin korrik dhe të përshtatshme për pushime dhe aktivitete në plazh.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *