Skip to content

Tragjedi në Gjilan: 38-vjeçari gjendet pa shenja jete, nisin hetimet

38-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan, nisin hetimet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjilan, ku një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Sipas informacioneve të publikuara, viktima është Agon Haziri, 38 vjeç. Rasti është raportuar pasditen e 23 korrikut, rreth orës 18:20, në rrugën “Ali Aliu” në Gjilan.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, hetuesit rajonalë, Prokurori i Shtetit dhe ekipi i emergjencës mjekësore. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 38-vjeçarit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Sipas burimeve, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar shenja që do të tregonin për përfshirjen e një personi tjetër, ndërsa në trupin e viktimës nuk janë vërejtur dëmtime të jashtme.

Megjithatë, autoritetet theksojnë se shkaku i vdekjes do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të obduksionit dhe veprimeve të mëtejshme hetimore.

Rasti është regjistruar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *