Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, deklaroi se ende nuk ia ka falur presidentes Vjosa Osmani vendimin për shkarkimin e saj nga drejtimi i KQZ-së, duke e cilësuar atë si një vendim tërësisht politik.
E pyetur nëse e ka falur Osmanin për shkarkimin e bërë gjatë kohës kur ajo ushtronte detyrën e presidentes, Daka u përgjigj prerazi: “Jo”.
Sipas saj, largimi nga detyra nuk kishte të bënte me shkelje apo keqpërdorime në ushtrimin e funksionit, por ishte motivuar nga arsye politike dhe interesa personale.
“Ishte një shkarkim puro politik dhe për ego personale. Po të kishte ardhur si pasojë e mosveprimeve apo keqpërdorimeve, nuk do të isha kaq e zëshme. Por ai ishte një ‘spastrim’ i personave që konsideroheshin se i përkisnin strukturave të subjekteve të tjera politike”, u shpreh Daka gjatë një interviste në T7.


Be First to Comment