Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e fshatit Ramjan të Vitisë. 19-vjeçari Dion Emerllahu ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku pranë Milanos, në Itali.
I riu po udhëtonte nga Franca drejt vendlindjes së tij për të kaluar pushimet dhe për të festuar ditëlindjen e 24-të të korrikut, por fatkeqësisht atë ditë ai humbi jetën në spital, pas lëndimeve të rënda të shkaktuara nga aksidenti.
Lajmi i hidhur ka pikëlluar familjen Emerllahu, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Ramjanit, të cilët ndajnë dhimbjen me familjen në këtë moment të vështirë.
Familja ka bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit do të njoftojë në ditët në vijim.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë të afërmve. Qoftë i përhershëm kujtimi i tij.


Be First to Comment