Skip to content

Aksident i trefishtë në vend, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 19:20 në Murras aksin nacional Elbasan-Cërrik, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit kanë marrë dëmtime të ndryshme dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë bërë normalizimin e qarkullimit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.Si pasojë e përplasjes, në këtë segment rrugor u krijuan për disa minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.Pritet që në vijim autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar për dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë për këtë ngjarje./Top Channel

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *