Skip to content

E pëson keq biznesmeni në Tiranë, ja çfarë i ndodhi

Mashtruan 70-vjeçarin me inteligjencë artificiale dhe i morën 100 mijë euro, arrestohen dy persona në Tiranë

 

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, në kuadër të të cilit janë arrestuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar për mashtrimin e një 70-vjeçari, të cilit i janë marrë 100 mijë euro.

 

Në pranga kanë rënë B. S., 31 vjeç, dhe S. M., 23 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim R. H., 31 vjeç.

 

Sipas policisë, të dyshuarit kanë përdorur inteligjencën artificiale dhe, përmes mesazheve, i janë prezantuar të moshuarit si persona të njohur të tij. Ata e kanë bindur 70-vjeçarin, i cili ushtronte aktivitetin e këmbimit të valutave, që t’u jepte shumën prej 100 mijë eurosh, me premtimin se paratë do t’i kthenin pas disa orësh.

 

Pasi koha e premtuar kaloi dhe shuma nuk iu kthye, 70-vjeçari ka njoftuar menjëherë Policinë.

 

Autoritetet vijojnë hetimet për kapjen e personit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personit që ka shkuar në subjektin e 70-vjeçarit dhe ka marrë paratë. Gjithashtu, po punohet për të zbuluar nëse në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Published inNews Shqip