Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Aeroporti i Tiranës paralajmëron udhëtarët me një njoftim të rëndësishëm

Posted on June 3, 2026 by admin

 

Me nisjen e sezonit të ngarkuar veror dhe shtimin e ndjeshëm të numrit të pasagjerëve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka publikuar një apel të rëndësishëm për të gjithë udhëtarët.

Përmes një njoftimi zyrtar, aeroporti rekomandon që pasagjerët të mbërrijnë në terminal të paktën tre orë para nisjes së fluturimit, për të shmangur vonesat dhe vështirësitë gjatë procedurave të udhëtimit.

Sipas autoriteteve aeroportuale, paraqitja në kohë mundëson kryerjen pa probleme të procesit të check-in-it, kontrolleve të sigurisë dhe formaliteteve të tjera të nevojshme para fluturimit.

“Për shkak të rritjes së fluksit të udhëtarëve gjatë muajve të verës, u bëjmë thirrje të gjithë pasagjerëve të paraqiten në terminal të paktën 3 orë përpara nisjes së fluturimit. Kjo ndihmon në përfundimin e procedurave pa vonesa dhe garanton një eksperiencë sa më komode për të gjithë udhëtarët”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Post Views: 81

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • E rëndë! 15-vjeçari mbytet në pishinë, zbardhen detajet e para
  • Benzina dhe nafta me çmime të reja, vendimi i fundit i Bordit të Transparencës
  • Protesta e Zvërnecit merr tjetër drejtim, opozitarët e Berishës dalin me lëvizjen e fundit
  • Vendoseni në dorë dhe prisni vetëm 5 minuta: Trajtimi natyral që sjell rezultate të menjëhershme
  • Sekreti i një mjeku për uljen e shpejtë të tensionit, nuk kushton asgjë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme