Skip to content

Aksident tragjik: humb jetën një këmbësor në vendngjarje!

Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, pranë mbikalimit të Gosës, një automjet i drejtuar nga shtetasi R. Q., 39 vjeç, ka përplasur një këmbësor, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *