Skip to content

Alarm në Krujë? Forca të shumta policie në qytet, priten zhvillime

Një operacion antidrogë është zhvilluar mëngjesin e së hënës në Malësinë e Krujës, pas evidentimit të lëndëve të dyshuara narkotike në një zonë të pyllëzuar.

Forca të shumta policie janë angazhuar në terren dhe janë nisur drejt zonës, ku po kryhen kontrolle të imtësishme për të verifikuar praninë dhe përmasat e aktivitetit të dyshuar.

Në operacion janë përfshirë efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë, si dhe forca të strukturave operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Kontrollet në zonën e pyllëzuar vijojnë, ndërsa pritet që Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për rezultatet e aksionit, përfshirë sasinë e lëndës narkotike të gjetur, sekuestruar apo asgjësuar.

Published inNews Shqip