Skip to content

Detaje nga ngjarja e rëndë ku humbën jetën babë e birë

 

Tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri që ndodhi në qytetin e Gradaçacit, pranë kantonit të Tuzlës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas autoriteteve, i dyshuari Nermin Sulejmanoviq, 35 vjeç, vrau ish-bashkëshorten e tij si dhe dy persona të tjerë, babë e bir, ndërsa plagosi një polic dhe dy civilë në lokacione të ndryshme të qytetit.

Pas disa orësh kërkime intensive, policia e gjeti Sulejmanoviqin të vdekur në automjetin e tij. Sipas autoriteteve, ai kreu vetëvrasje.

Zyra e Prokurorit në Tuzla bëri të ditur se hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Gjatë arratisjes, i dyshuari publikoi në rrjetet sociale pamje dhe detaje nga krimet që kishte kryer. Ministria e Brendshme konfirmoi se videot e shpërndara në internet janë fshirë më vonë nga platformat sociale.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *