Skip to content

E RËNDË në Tiranë/ 48-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet, në timon një 20-vjeçar

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së një personi është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur më 10 qershor 2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza” në Laknas. Një automjet i drejtuar nga shtetasi E. V., 20 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi L. G., 48 vjeç.

Për shkak të plagëve të marra nga përplasja, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale të nevojshme.

Autoritetet policore dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *