Skip to content

Jesus drejt largimit nga Arsenali, Barcelona përgatitet për transferimin e tij

Barcelona është shumë pranë finalizimit të transferimit të Gabriel Jesus nga Arsenali.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, sulmuesi brazilian pritet të firmosë një kontratë dyvjeçare me klubin katalanas, me një opsion për zgjatjen e saj edhe për një sezon, deri në vitin 2029.

Jesus raportohet se e ka pranuar menjëherë propozimin e Barcelonës, pasi e sheh kalimin te gjiganti spanjoll si një mundësi të rëndësishme për të vijuar karrierën në një prej klubeve më të mëdha të Evropës.

Tashmë mbeten për t’u përfunduar procedurat e fundit mes dy klubeve, përpara se transferimi të marrë zyrtarisht dritën jeshile.

Published inNews Shqip